Mbrojtja e të dhënave personale
Përditësimi i fundit: 24 nëntor 2026
Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna personale mbledhim nëpërmjet faqes së internetit noema.gr, për çfarë qëllimi i përdorim dhe cilat të drejta keni, në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (BE) 2016/679 (GDPR).
Kontrolluesi i të dhënave
Thomas M. Kolios, me emërtimin tregtar NOEMA | Qendra e shërbimeve të specializuara të përkthimit dhe interpretimit
- Adresa: Rruga Melanidi 4, 45332 Janinë, Greqi
- Telefoni: +30 26510 29574
- Email: info@noema.gr
Cilat të dhëna mbledhim
Kur na dërgoni një porosi ose një kërkesë për ofertë nëpërmjet formularit të faqes së internetit, mbledhim:
- emrin dhe mbiemrin, adresën e email-it dhe numrin e telefonit të kontaktit
- shërbimin, llojin e dokumentit dhe kombinimin gjuhësor që zgjidhni
- afatin e dorëzimit dhe udhëzimet që mund të shkruani
- skedarët që bashkëngjitni
Skedarët mund të përmbajnë të dhëna personale që ju përkasin juve ose palëve të treta, në varësi të dokumentit që na dërgoni për përkthim.
Qëllimi dhe baza ligjore
Të dhënat e formularit i përdorim për t’ju përgjigjur me një ofertë, për të kryer porosinë tuaj dhe për të komunikuar me ju në lidhje me të. Baza ligjore është ndërmarrja e hapave me kërkesën tuaj përpara lidhjes së kontratës dhe zbatimi i kontratës (neni 6, paragrafi 1, shkronja b, i GDPR-së).
Dokumentet që na besoni i trajtojmë me konfidencialitet të plotë, siç përshkruhet në Deklaratën e konfidencialitetit.
Si transmetohen dhe ku ruhen të dhënat
Faqja e internetit nuk i ruan as të dhënat e formularit, as skedarët tuaj. Sapo dorëzoni formularin, të dhënat dhe skedarët i dërgohen me email zyrës sonë dhe ju merrni një email konfirmimi. Më pas ato ruhen në postën elektronike të zyrës për aq kohë sa është e nevojshme për trajtimin e kërkesës suaj dhe për aq kohë sa e kërkon legjislacioni (për shembull, legjislacioni tatimor).
Ne nuk i shesim dhe nuk ua komunikojmë të dhënat tuaja palëve të treta për qëllime reklamimi. Akses në to kanë vetëm bashkëpunëtorët tanë që punojnë për kërkesën tuaj, të cilët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin, si dhe ofruesit e hostimit të faqes sonë të internetit dhe të postës sonë elektronike, në kuadër të shërbimeve që ofrojnë.
Mbrojtja nga mesazhet e padëshiruara
Për ta mbrojtur formularin nga mesazhet e automatizuara (spam), përdorim shërbimin Cloudflare Turnstile. Kur hapni formularin dhe kur e dorëzoni, Cloudflare përpunon të dhëna teknike, si adresa juaj IP dhe informacione për shfletuesin tuaj, për të konfirmuar se kërkesa vjen nga një njeri. Baza ligjore është interesi ynë legjitim për sigurinë e faqes së internetit (neni 6, paragrafi 1, shkronja f, i GDPR-së). Më shumë informacion gjeni në politikën e privatësisë së Cloudflare.
Cookies dhe statistikat e vizitave
Përdorim Google Analytics 4 për të kuptuar si përdoret faqja e internetit, vetëm nëse e pranoni në njoftimin përkatës. Nëse nuk e pranoni, Google Analytics nuk ngarkohet dhe cookies e tij nuk ruhen. Baza ligjore është pëlqimi juaj (neni 6, paragrafi 1, shkronja a, i GDPR-së). Zgjedhjen tuaj e mban mend shfletuesi juaj dhe mund ta ndryshoni atë ose ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë nëpërmjet lidhjes «Cilësimet e cookies» në fund të çdo faqeje. Google dhe Cloudflare mund t’i përpunojnë të dhënat edhe jashtë Bashkimit Evropian, me garancitë e parashikuara nga GDPR-ja (si klauzolat standarde kontraktuale të Komisionit Evropian ose Korniza e Privatësisë së të Dhënave BE–SHBA), siç përshkruhet në politikat e tyre të privatësisë. Më shumë informacion gjeni në politikën e privatësisë së Google.
Harta
Faqja «Kontakt» shfaq një hartë nga Google Maps. Kur ngarkohet harta, Google merr të dhëna teknike, si adresa juaj IP, në përputhje me politikën e vet të privatësisë. Baza ligjore është interesi ynë legjitim për t’ju treguar ku ndodhet zyra jonë (neni 6, paragrafi 1, shkronja f, i GDPR-së).
Regjistrat teknikë
Serveri që strehon faqen e internetit mund të regjistrojë të dhëna teknike të vizitave, si adresa IP dhe ora e vizitës, për arsye sigurie dhe për funksionimin e duhur të faqes.
Të drejtat tuaja
Keni të drejtën e aksesit në të dhënat tuaja, të drejtën e korrigjimit, të fshirjes, të kufizimit të përpunimit, të transferueshmërisë së të dhënave dhe të kundërshtimit, si dhe të drejtën ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Për të ushtruar të drejtat tuaja, na kontaktoni në info@noema.gr.
Keni gjithashtu të drejtë të paraqisni ankesë pranë Autoritetit Grek për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Hellenic Data Protection Authority, www.dpa.gr).
Ndryshimet
Mund ta përditësojmë herë pas here këtë politikë. Versioni në fuqi gjendet gjithmonë në këtë faqe, së bashku me datën e përditësimit të fundit.
Në rast mospërputhjeje, mbizotëron teksti në gjuhën greke.