Deklarata e konfidencialitetit

Ne, si NOEMA | Qendra e shërbimeve të specializuara të përkthimit dhe interpretimit (në vijim «NOEMA»), kemi krijuar infrastrukturën dhe procedurat që na lejojnë të marrim informacion me karakter konfidencial, i cili mbrohet nga kushtet e kësaj marrëveshjeje dhe do të përdoret për realizimin e punës.

Blerësi dhe NOEMA, me anë të kësaj marrëveshjeje, bien dakord për sa vijon:

1. Vënia në dispozicion e informacionit

Blerësi bie dakord të vërë në dispozicion dhe NOEMA bie dakord të marrë informacionin konfidencial.

2. Fshehtësia e informacionit

2.1 Përdorimi

NOEMA bie dakord të mos e përdorë informacionin konfidencial në asnjë mënyrë dhe për asnjë qëllim tjetër përveç atij që përshkruhet më sipër.

2.2 Dhënia e informacionit

NOEMA bie dakord të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të mbrojtur informacionin konfidencial dhe të mos ia japë atë asnjë pale të tretë, përveç punonjësve të saj, kur lind nevoja që informacioni t’u jepet atyre; këta punonjës do të jenë të detyruar nga kjo marrëveshje.

2.3 Mbrojtja e fshehtësisë

NOEMA bie dakord të marrë të gjitha masat e arsyeshme për të mbrojtur fshehtësinë e informacionit në marrëdhëniet e saj afariste, si dhe për ta mbrojtur informacionin konfidencial nga publikimi ose nga zotërimi dhe keqpërdorimi i tij nga persona të paautorizuar.

3. Kufizimet

Informacioni konfidencial nuk do të konsiderohet konfidencial dhe NOEMA nuk do të ketë detyrim ta trajtojë si të tillë, kur ky informacion:

  • ishte i njohur për NOEMA-n përpara se ta merrte nga Blerësi;
  • është bërë publik, por jo për shkak të një veprimi të NOEMA-s;
  • është krijuar nga NOEMA në mënyrë të pavarur dhe pa përdorur informacionin e Blerësit;
  • ka ardhur në zotërim të NOEMA-s nga një palë e tretë, pa shkelje të kësaj marrëveshjeje;
  • është objekt i një urdhri shtetëror ose gjyqësor për bërjen e tij publike.

4. Pronësia e informacionit konfidencial

NOEMA bie dakord që i gjithë informacioni konfidencial do të mbetet pronë e Blerësit dhe që Blerësi mund ta përdorë këtë informacion sipas gjykimit të tij, pa lindur detyrime të tjera ndaj NOEMA-s. Kjo marrëveshje nuk transferon në asnjë mënyrë nga Blerësi te NOEMA të drejta ose pronësi intelektuale mbi informacionin.

5. Kohëzgjatja

Kushtet e kësaj marrëveshjeje mbeten në fuqi për sa kohë që informacioni konfidencial mbetet konfidencial.

6. Fusha e zbatimit

Kjo marrëveshje zbatohet në formën e saj aktuale për:

  • Blerësin, pasardhësit e tij ligjorë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e tij, dhe
  • NOEMA-n, pasardhësit e saj ligjorë, bashkëpunëtorët dhe punonjësit e saj.

Në rast mospërputhjeje, mbizotëron teksti në gjuhën greke.

Keni pyetje?info@noema.gr